Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, i shoqëruar nga zëvendësi i tij Valdet Gashi, pritën në takim një delegacion të lartë të shtetit gjerman, kryesuar nga Sekretari i Shtetit Gjerman, Bernd Krösser.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Shtabit për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane në Ministrinë Federale të Brendshme, Michael Niemeier, Florian Bathe nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme, Thomas Lubnau, Zyrtar Ndërlidhës i Zyrës së Policisë Federale te Krimit, Stefan Dorbach, Zyrtar Ndërlidhës i Policisë Federale, si dhe nga Christian Böttcher, nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht, Isufaj falënderoi delegacionin gjerman për vizitën e bërë, duke theksuar se prania e tyre në këtë institucion është konfirmim i mbështetjes së veçantë për Prokurorinë Speciale dhe mbështetjes për të luftuar krimin e organizuar.
Gjithashtu Isufaj shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e deritashëm dhe për përkushtimin e treguar nga ana e zyrtareve gjerman në shërbim të sundimit të ligjit në Kosovë.
Më tej Kryeprokurori Isufaj, njoftoi delegacionin gjerman për organizimin dhe planifikimet strategjike që ndërlidhen me kompetencat e kësaj prokurorie, me ç’rast theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për luftimin e migrimit të parregullt, luftimin e krimit të kontrabandës dhe adresoi vështirësitë që kanë të bëjnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në fushën penale në rrugën përpara drejt konsolidimit të sundimit të ligjit.
Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit Gjerman, Bernd Krösser, falënderoi Isufajn për mikpritjen, duke nënvizuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për Prokurorinë Speciale.
Të dy bashkëbiseduesit, u pajtuan që bashkëpunimi i ndërsjellë të vazhdojë dhe intensifikohet edhe më tej, në mënyrë që të respektohen parimet dhe vlerat e pavarësisë, profesionalizmit dhe etikës profesionale të Prokurorisë Speciale dhe me qëllim që rezultatet e punës të arrihen siç është përcaktuar me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi./Arbresh.info/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...