Uran Ismaili me kontratë për qytetarët e Prishtinës, fton të gjithë ta nënshkruajnë dhe ta mbajnë përgjegjës për zotimet e tij
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, bashkë me ekipin e tij ka shpërndarë sot numrin e shtatë të gazetës javore “Koha për Prishtinën”, e cila këtë javë vjen me titullin “Koha për Uranin”. Në këtë numër trajtohen 5 zgjidhjet emergjente të Ismailit për ta kthyer Prishtinën në një qytet funksional.
Faqja e parë e gazetës përmban zotimin e tij në formë kontrate me qytetarët, të nënshkruar nga vetë ai, ku zotohet se nëse nuk përmbush 90% të premtimeve gjatë mandatit të parë, nuk do të kërkojë votë për një mandat të dytë. Ai ka ftuar qytetarët që ta nënshkruajnë këtë kontratë dhe ta mbajnë përgjegjës për realizimin e zotimeve të tij.
Në faqen e dytë paraqiten 10 vendimet e para që Ismaili do të marrë menjëherë pas zgjedhjeve, ndërsa faqja e tretë përmban 5 zgjidhjet për Prishtinën funksionale:Hapja e sheshit “Xhorxh Bush”, zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajsh, lagje të pastra 24/7, rrugë të sigurta 24/7, dhe pezullimi i lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e parë, si pjesë e planit “Nga betoni te komuniteti”.
Në faqen e fundit gjenden udhëzimet për mënyrën e votimit më 12 tetor, si dhe një karikaturë që pasqyron përjetimet e përditshme të qytetarëve të Prishtinës.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...