Analisti politik, Ismail Tasholli, iu është përgjigjur atyre zërave që ditëve të fundit kanë komentuar se ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale, “e bajshin me shëndet”.
Tasholli përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook ka thënë se kjo nuk është Gjykata Speciale për të cilën votoi Kuvendi i Kosovës.
Sipas Tashollit, veprimi me aktakuzën kundër Thaçit dhe Veselit nga prokuroria është i kundërligjshëm.
Postimi i tij i plotë:
KJO NUK ËSHTË GJYKATA SPECIALE PËR TË CILËN VOTOI KUVENDI I KOSOVËS
Argumenti se ata që e votuan Gjykatën Speciale “e bajshin me shnet”, nuk është valid.
Për këto arsye:
Veprimi i Zyrës së Prokurorit është i kundërligjshëm, sepse publikoi njoftimin për një aktakuzë që nuk është e konfirmuar.
Nuk i garantoi të drejtat themelore të së drejtës në faktin e supozuar të pafajësisë, derisa nuk provohet e kundërta.
U shkel Kodi i Etikës.
Në paragrafet e fundit të deklaratës së Prokurorit, pretendimet për “pengimin e punës së Gjykatës Speciale” mbështeten në fjalën “besojmë”. Prej kur u bë që brenda habitatit juridik, ku flet vetëm faktologjia, “besimi” të bëhet premisa mbi të cilën ndërtohet një akuzë?
Dhe në fund: Prokurori na tregon se cilat janë interesat e Kosovës. Kur ndodhi si precedent që një Gjykatë, qoftë ajo edhe Speciale, t’i tregojë një shteti se cilat janë interesat e tij? Të moralizojë mbi qëllimet dhe rrugën e një shoqërie?
Pra, askush nuk e votoi këtë Gjykatë të tillë siç po shfaqet sot, kur ajo u bë me vendim të Kuvendit të Kosovës.
Kur u votua, mendohej për një Gjykatë që shpërndan drejtësi e neutralitet, e jo politikë dhe interpretime politike.
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...