Islami pas arrestimit të zyrtarëve policorë: Krimit dhe Korrupsionit duhet ti prehen së pari rrënjët, trupi dhe në fund edhe koka

20:02 | 6 Mars 2021

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka reaguar pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës ku u arrestuan disa zyrtarë policorë dhe disa zyrtarë të shtetit.

Islami përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kur shteti ka vullnet mund të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, shkruan arbresh.info

Sipas Islamit, edhe pas këtyre arrestimeve është akoma larg që të arrestohen oligarkët.

E krejt në fund ai shton se nuk duhet të jenë të qetë, pasi që lufta e shtetit ndaj tyre duhet të vazhdoj./arbresh.info/

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Krimit dhe Korrupsionit duhet ti prehen së pari rrënjët, trupi dhe në fund edhe koka. Javët që lamë pas, u pa se kur shteti ka vullnet dhe donë, mund ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin. Arrestoi zyrtarë policor dhe zyrtarë të lartë shtetëror. Larg është deri të Oligarkët, por as ata të mos janë të qetë. Lufta e shtetit duhet të vazhdoj…

Krimit dhe Korrupsionit duhet ti prehen së pari rrënjët, trupi dhe në fund edhe koka. Javët që lamë pas, u pa se…

Posted by Avni Islami on Saturday, March 6, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara