Sot rreth orës 18:00, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) – Ferizaj ka pranuar një informatë se personi i kërkuar F.M. (36 vjeç) ndodhej në një klub fitnesi në Ferizaj.
Ai ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.
Pas pranimit të informacionit, tri ekipe të NJRSH-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë realizuar arrestimin e tij.
Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...