Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është “qartazi kundërkushtetues”.
Ai ka shtuar se Kuvendi duhet të vazhdojë punimet derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për kërkesën e dërguar apo që mund të dërgohet në të ardhmen për këtë rast.
“Dekreti është qartazi kundërkushtetues. Andaj, nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme mbi një bazë kushtetuese inekzistente. Kriteret e nenit 86 dhe 82 par 1.3 të Kushtetutës mbi të cilat është bazur dekreti nuk janë përmbushur për ta dërguar vendin në zgjedhje. Konsideroj që Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet përderisa kemi dekret qartazi kundërkushtetues dhe përderisa Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën që është dërguar dhe që mund të dërgohet në të ardhmen për rastin konkret”, ka shkruar ai.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...