Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka cilësuar si vendim të duhur dhe të drejtë, vendimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që të ndërrojë prokurorin në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.
Ajo theksoi se aktakuza e ngritur nga prokurorja e parë ka qenë shumë profesionale, por që sipas saj mbetet që të hetohet e vërteta se pse lënda ishte transferuar nga Gjykata në Pejë në atë në Gjilan.
Postimi i saj i plotë:
Vendimi për ndryshimin e prokurorit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj është i duhur dhe i drejtë.
Në aktakuzën e ngritur nga prokurorja e parë, Sahide Gashi, e cila ishte ngarkuar për hetimin e vrasjes së të ndjerit Agonis Tetaj, dhe e cila më është dërguar nga babai i të ndjerit, thuhet se “i pandehuri me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj”
Aktakuza 15 faqëshe e prokurores Gashi është shumë profesionale. Mbeten për tu hetuar arsyet e vërteta se si dhe pse prokurori Haxhi Dërguti, kishte transferuar lëndën nga Peja në Gjilan!
Pastaj fotografia që qarkulloi mbrëmë ku shihet avokati i të pandehurit, prokurori i rastit dhe kryeprokurori Maloku që kishte caktuar prokurorin Uka është skandal dhe njollë e madhe mbi sistemin e drejtësisë.
Duke pasur parasysh që prokurorja Gashi, që nga fillimi ka qenë duke e hetuar rastin dhe ka ngritur aktakuzën kundrejt të pandehurit, kjo lëndë duhet t’i kthehet asaj pasi që ajo e ka nisur dhe do ta përfundonte këtë lëndë në mënyrë profesionale. Pikërisht për shkak profesionalizmit të saj, duket hapur që qëllimshëm ky rast i ishte marrë nga kompetenca!
Llugaliu për rastin e një milion eurove: Goditje ndaj parave...
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...