Ish-ministri i Integrimit Europian të Kosovës, Bekim Çollaku duke analizuar dialogun Kosovë-Serbi shprehet se negociatat ndodhen në fazën më të vështirë sa i takon arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.
Sipas Çollakut qeveria e Albin Kurtit nuk e konsideron prioritet dhe takimet me Vuçiq kanë qenë të detyruara nga ndërkombëtarët ndonëse pa asnjë rezultat.
Ish-ministri i Integrimit Europian të Kosovës thotë se në këto bisedime “ka pasur tendencë për të rihapur çështje teknike” dhe se “dialogu ka qenë vetëm sipërfaqësor për qëllime të brendshme politike” duke bërë që “Kosova me këtë qasje ka thelluar izolimin”.
lg.php.gif“Fajtor për ngecjen e dialogut janë tre palë, pala e Kosovës, Serbisë dhe është komunitetit ndërkombëtar, që duke parë që Kosova dhe Serbia nuk janë të gatshëm për marrëveshje përfundimtarë nuk kanë përdorur mekanizma për t’i shtyrë”, shprehet ish-ministri Çollaku për Euronewsal.
Ish-ministri Çollaku thotë se SHBA edhe pse nuk janë ndërmjetësues zyrtar të dialogut, kanë qenë prezent në çdo marrëveshje të arritur gjatë këtij procesi.
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...