Dje me rritje janë proceduar pagesat e pensioneve për disa nga kategoritë pensionale.
Mirëpo nga rritja prej 15-20% nuk kanë përfituar edhe kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E lidhur me këtë ka reaguar, ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur kryeministrin Ramush Haradinaj se a e kanë merituar një ngritje të pensioneve, qoftë edhe për një euro.
Qeriqi i cili njëherësh është edhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka thënë se kësaj here janë zhgënjyer nga kreu i ekzekutivit.
“Kryeministër, ne si luftëtarë a nuk e merituam të paktën një euro ngritje të pensioneve a? Kemi besuar dhe shpresuar shumë tek ju, mirëpo kësaj here na ke zhgënjyer”, ka shkruar ai.
Terras: Kriza politike ka dëmtuar funksionimin normal të pro...
Komuniteti shqiptaro-amerikan në takim me kandidatin për Kon...
Tragjedi në Shëngjin, dyshohet për të mbytur te “Rana e Hedh...
Po asfaltohet rruga “Agron Rrahmani” në Uglarë, nënshkruhet ...
KRU “Mitrovica” paralajmëron shkyçje nga rrjeti për keqpërdo...
Rama: Mbyllet verifikimi i fondeve për tokën në Zvërnec