Ish-luftëtari i UÇK-së, Bardhyl Rraci thotë se shantazhet dhe etiketimet ndaj UÇK-së kanë filluar qysh nga paslufta.
“Lufta e tjerëve ndaj UÇK-së ka filluar menjëherë pas lufte. Nuk është kjo lufta e fundit dhe do të vazhdojë edhe më tej…Këtë e kanë bërë shërbimet e huaja”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai në “Debat Plus” thotë se megjithatë lufta e UÇK nuk ka nevojë të mbrohet pasi sipas tij vet emri Ushtri Çlirimtare tregon se ajo ka pasur mision çlirimin nga okupatorë të ndryshëm.
Rraci thotë se nuk mund të pritet nga Serbia që të flet mirë për UÇK-në por sipas tij është e dhimbshme kur shqiptarët akuzojnë njëri tjetrin.
“Njerëzit që kanë bërë gjëra të dyshimta të përgjigjen personalisht. Nuk e kam këtu fjalën për krime lufte sepse ajo as që mund të imagjinohet, por fjalën e kam për veprime pas lufte”, tha ndër të tjera Bardhyl Rraci.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A