Ish-kryetari i OVL-UÇK, Muharrem Xhemajli pritet që të jetë kandidat nga radhët e PDK-së për ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ka qenë Dega e Drenasit e cila ia ka besuar këtë post për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 qershor, transmeton indeksonline.
“Çdo herë do të jem në shërbim të qytetarëve ashtu siç isha dje në luftë edhe sot me Fillimin e Ri. Duke ditur që përfaqësimi nuk është privilegj por obligim dhe detyrim ndaj jush, ju ftoj për mbështetjen tuaj në rrugën për FillimineRi”, ka thënë ai.

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...