Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka folur për takimet që ka pasur me Ibrahim Rugovën dhe oferta për luftë të hapur me Serbinë.
Dobruna, në RTV Dukagjini ka thënë se Ibrahim Rugovës i ka shkruar një letër në atë kohë.
“Ibrahim Rugovës i kam shkruar se ka tradhtuar veprën e vet. Na ke treguar në kopertinë që Pjetër Bogdani ka qenë me pushkë e me pendë. Me pendë në rregull, po pushka ku mbeti? Asgjë më shumë nuk i kam thënë. Letrën ia kam shkruar para luftës”.
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon edhe për një takim që ka pasur me Ibrahim Rugovën në shtëpinë e këtij të fundit në Lakrishte, përcjell Telegrafi.
“I kam marrë lapsin edhe i kam shkruar: Jemi duke i përgatitur një palë rroba rezervë demokracisë në Kosovë. Cili është mendimi yt?”.
“Mirë. Kujdes të lutëm”, më ka shënuar Rugova.
Dobruna thotë se ma kaq e ka lënë pasi e ka ditur që është i përgjuar nga shërbime të ndryshme.
“Ka përfunduar me aq. Unë e kam rrugën time, ti merre rrugën tënde”, më ka thënë në fund Rugova.
Dobruna thotë se më këtë e ka kuptuar se Rugova mendon se rruga e tij është më e mirë dhe se ai bashkë me të tjerët ka vazhduar rrugën e luftës.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...