Xhavit Beqiri, ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të japin dorëheqje pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Duke iu drejtuar kreut të LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetarit të tij Agim Veliu, dhe të tjerëve, Beqiri ka thënë se dorëheqja pos si akt moral do të ishte mundësi për të treguar dinjitet.
“Isë, Agim & company, përveçse si akt moral, dorëheqjen e keni mundësi për me tregue pak dinjitet! Shkoni… e keni katranosur!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton portali arbresh.info
Pas numërimit të më shumë se 70 për qind të votave, LDK-ja është në përqindjen më të ulët në histori të saj, rreth 13, raporton koha. Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me mbi 47 për qind të votave.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...