Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili përpos skandalit me hartën, dje në postimin njoftues për bisedën që pati me Besnik Bislimin, aktualisht zëvendëskryeministër, nuk e përmendi fare Kosovën.
Me anë të një postimi në Twitter, Simmons ka thënë se ai personalisht nuk kujton ndonjë zyrtar të lartë evropian që Kosovës i është referuar “Republikë”.
Madje ka thënë se për këtë ka arsye, dhe ajo është se BE-ja nuk e njeh Republikën e Kosovës.
I don’t recall any senior EU diplomat ever referring to the ‘Republic of Kosovo’ and there is a very good reason: the EU does not recognise the Republic of Kosovo. https://t.co/CEnuTCbsBT
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) April 16, 2021
“Unë nuk kujtoj ndonjë diplomat të lartë të BE-së që i referohej ‘Republikës së Kosovës’ dhe ka një arsye: BE nuk e njeh Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.
Simmons, ish-gjyqtar i EULEX-it është në pritje të ftesës nga Kuvendi i Kosovës për të raportuar aty për shkeljet që janë bërë në këtë mision.
Këtë kërkesë ai e kishte parashtruar shumë më herët, mirëpo që ndërrimi i qeverive e ka vonuar edhe raportimin e tij në Kuvend./Express/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...