Kandidati i PDK-së për deputet, Fitim Selimi nuk ka arritur të marr votat e nevojshme për t’u bërë deputet, ai përmes një postimi ka bërë të ditur që nuk do jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë i Fitim Selimit:
Të nderuar miq!
Përkrahës dhe votues të dashur !Procesi zgjedhor që rezultoi nga një qeverisje e viteve të fundit e cila kulmoi me pakënaqësi qytetare të artikuluar nëpërmjet subjekteve politike që u bënë pjesë e këtij projekti, nxori dhe rezultatet e përafërta.
Me Ju të nderuar, nëpërmjet kontakteve direkte dhe mënyrave të ndryshme të komunikimit, diskutuam arsyeshmërinë dhe nevojën e rimëkëmbjes politike dhe institucionale të vendit, që do ta ketë për qëllim ndertimin dhe forcimin e shtetit në të gjithë lëmenjtë. Pavarësisht që përkrahja nuk ishte e nivelit numëror për të më renditur në listën e përbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndjej obligimin tim njerëzor, kombëtar e politik të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju përkrahësit e mi në këtë proces, në cilësinë e kandidatit të PDK- së!
Besimi dhe përcaktimi Juaj për mua është në rend të parë përcaktim cilësor i filtruar e i liruar nga çdo lloj përbërje që dëmton idenë e njerëzve më të ndershëm të këtij vendi për ta bërë Kosovën të tillë çfarë e duam. Për më tepër, ju përkrahës të mi, bëtë veprimet aktive për ta ruajtur përcaktimin edhe në terrenin praktik e tipik rrethanor konkurrues si dhe në ate të frymës së revoltës qytetare duke ruajtur suazën e mendimit e vlerësimit real. Besimi dhe vota juaj më trimëron e motivon edhe më tutje të investoj vetën dhe të tëra mundësitë e mia, me sinqeritetin e qëndresën që ju përfaqësoni.Jam i sigurtë që ju përbëni substancen themeltare të lirisë e ndërtimit të këtij vendi. Thellësisht dhe sinqerisht krenar dhe i njësuar me Ju!
Fitim Selimi
Të nderuar miq!
Përkrahës dhe votues të dashur !Procesi zgjedhor që rezultoi nga një qeverisje e viteve të fundit e…
Posted by Fitim Selimi on Saturday, 20 Shkurt 2021
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...