Ish-diplomati serb Vladislav Jovanoviq ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të insistojnë në zbatimin e plotë të rezolutës 1244 në Kosovë.
Jovanoviq ka thënë se moszbatimi i duhur i kësaj rezolute ka bërë të mundur që shqiptarët të sillen në mënyrë arrogante, transmeton arbresh.info.
“Ne kemi përdorur vetëm dispozitat që kanë të bëjnë me statusin dhe të drejtat e palës shqiptare, ndërsa pala serbe është injoruar. Kjo rezolutë nuk është zbatuar plotësisht. Kjo është një arsye pse faktori shqiptar sillet arrogant dhe beson se kjo është e lejuar,” tha Jovanoviq para seancës së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën./Arbresh.info.
Rriten kërkesat për njohjen e diplomave të Universitetit të ...
Shkëlqen në ndeshje, por Griezmann bën edhe një gjesti prekë...
Punëtorët teknikë të Kuvendit sot hyjnë në grevë, kërkojnë r...
Sot protestohet kundër heqjes së Ligjit për Punën nga kalend...
Rama njofton hapjen e shkollës së re në Librazhd, uron nxënë...
Evropa Qendrore vazhdon të luftojë me shira e përmbytje