Edhe pse ka përfunduar legjislatura për deputetët, ata vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre të pa prekura edhe për një vit.
Mirëpo këtë gjë nuk do ta bëjë ish deputeti nga radhët e Partis Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili, i cili nuk arriti të siguroi ulëse në Kuvendin e Kosovës në këtë mandat.
Xhelili ka deklaruar publikisht se nuk është duke vazhduar të marr pagën nga Kuvendi i Kosovës, shkruan gazeta inFokus.
“Unë deklarohem publikisht se nuk jam duke vazhduar t’a marr pagën nga Kuvendi. Kjo mund të verifikohet lehtë në sektorin për financa të Kuvendit. Jam deklaruar se nuk ka arsye juridike që të vazhdoj të marr më tej pagën nga institucioni më i respektuar i shtetit tonë!”, është shprehur Xhelili.
Ai ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të bësimit ndaj qytetarëve, shkruan gazeta inFokus.
“Këtë demantim të lajmit jo të vërtet po e bëjë për shkak të besimit të cilin qytetarët e kanë tek unë dhe me qëllim që mediat të fillojnë të jenë më të kujdesshme, pasi që ndokënd lajmi jo i vërtet e lëndon!” , është shprehur ai.
E Sekretari i Kuvendit të Kosovës , Ismet Krasniqi ka deklaruar se duke u bazuar në ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit dhe rregullores së Kuvendit, ish-deputetët e legjislaturës së gjashtë të kuvendit po i marrin pagat dhe këtë të drejtë do ta kenë deri në gusht të vitit 2020, shkruan gazeta inFokus.
“Nëse nuk rizgjidhen deputetë disa prej tyre sërish në legjislaturën e ardhshme, pagat do t’i marrin deri më 27 gusht 2020”, ka thënë Krasniqi.
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...