Aktakuzat nga Dhomat e Specializuara kanë krijuar në situatë të re në Kosovë e për këtë ish- ish-bashkëpunëtorin e Rugovës, thotë se duhet të ketë unitete politik.
Muhamet Hamiti për arbresh.info, ka rrëfyer periudhën kur këto dhoma kanë bërë hapin e parë e që sipas tij spektri politik i ka neglizhuar.
“Gjykata Speciale është institucion i Kosovës Kuvendi e ka votua jo më shumë dëshirë. Gjykata është aty për ta gjetur të vërtetën për pretendimet nga raporti i Dick Marty-t. Në të vërtet insistimi për formimin e Gjykatës Speciale ka qenë prej amerikanëve dhe evropianëve më pajtim të politikanëve tanë. Kosova ka ligj më të cilin ndihmon të akuzuarit që paraqiten atje. Mendoj që ndërhyrje më të madhe nuk duhet të bëhet pasi s’ja vlen.
“Unë kam qenë ambasador i Kosovës në Britani të Madhe kur ka pas dal një artikull në gazetën britanike për raportin e Dick Martyt dhe politika jonë e patë shpërfill këtë botim. Politika e ka pas shpërfillur këtë çështje në atë periudha dhe pastaj gradualisht edhe për faj të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovës është krijuar situata që të formohet një Gjykatë e tillë. Tash nuk e di pse njerëzit habiten kur kjo ka qenë histori 10 vjeçare”, deklaroi Hamiti.
Ndryshe, Gjykata Speciale aktakuzat e para i ka ngritur në shkurt të 2020, pesë vite pas votimit në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit