Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell është parë sonte me nje fanelë të veçantë.
Ai kishte veshur një bluzë që kishte në gjysmën e saj fanelën e Kosovës, ndërsa gjysmën tjetër fanelën e Anglisë. Ruairi përpos që është një dhëndër i vendit tonë, pasi që gruan e ka nga Kosova, po ashtu ka një lidhje të veçantë me shtetin e Kosovës, gjë të cilën e ka thënë disa herë nëpër intervista.
Ai ka përcjellur ndeshjen e sontme mes Anglisë dhe Kosovës e cila përfundoi me rezultatin 5-3 për Anglinë. Ndeshja ishte spektakolare dhe kishte shumë gola e raste.
Mandati i Ruairit tanimë ka përfunduar dhe ai është zëvendësuar në rolin e tij si ambasador.

Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...