Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se udhëheqësit serbë nuk kanë kufij.
Kjo pasi, Bosch ka shpërndarë në Facebook një lajm të mediave serbe i cili thotë se Vuçiq ka deklaruar se nëse nuk arrihet kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti mund të ngrihet në të ardhmen duke te krahasuar atë me konfliktin ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Ai thotë se Serbia ka vuajtur mjaft nga tragjedia e Millosheviçit, për të cilën thotë se Vuçiq dhe Daçiq janë bashkëpërgjegjës.

“Udhëheqësit serbë nuk kanë kufij! Vuçiç fillon të ngjajë me diktatorin e Azerbajxhanit me fjalë me siguri, jo me vepra. Serbia ka vuajtur mjaft nga tragjedia e Millosheviçit për të cilën Vuçiq (dhe Daçiç) është bashkëpërgjegjës”, ka shkruar Bosch.
Ndryshe, ndaj kërcënimeve të Vuçiq ka reaguar edhe kryeministri Hoti, i cili u tregua i butë, duke potencuar vetëm se Serbia nuk po i respekton marrëveshjet.
Po ashtu edhe krerët e opozitës kanë kërkuar reagim ndërkombëtar ndaj deklaratave të Vuçiqit. /Telegrafi/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...