Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, ka publikuar një fotografi ku ka rikujtuar vizitën e Joe Biden në Kosovë para katër vitesh.
Delawie thotë se Amerikës i duhet një president që zgjidh probleme dhe që e bën botën dhe Amerikën më të mirë.
Ish-ambasadori tutje thotë se Shtëpia e Bardhë dhe amerikanët kanë nevojë që Biden të kthehet sërish për të rifreskuar lidershipin amerikan.
“Zv.presidenti Joe Biden e kishte vizituar Kosovën pikërisht katër vite më parë. Për të zgjidhur problemet. Për ta bërë botën më të mirë. Për ta bërë Amerikën më të mirë. Sepse ai është një lloj i tillë personi dhe lideri. Ne kemi nevojë që ai të kthehet në Shtëpinë e Bardhë për të ristartuar lidershipin Amerikan”, ka shkruar Delawie.
https://twitter.com/GregDelawie/status/1295854684369039360
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...