I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka përkujtuar nëntë vjetorin e rënies së Heroit Kombëtar, Enver Zymberi.
Mustafa ka thënë se Zymberi ra heroikisht në krye të detyrës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“Sot, janë bërë 9 vite nga vrasja e një prej policëve më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi i cili ra në një operacion policor për të vënë nën kontroll pikat doganore dhe ato të kufirit në pjesën veriore të Kosovës. Në emër të LDK-së dhe të gjitha strukturave tona shprehim nderimet më të larta për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi”, ka thënë Mustafa.
Kreu i LDK-së, ka thënë se njehet krenar për heroizmin e Zymberit.
“Ndihemi krenar për heroizmin e tij por njëkohësisht kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ato vajza dhe ata djem që dhanë shembull të sakrificës së jashtëzakonshme për shtet ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës”, ka thënë kreu i LDK-së./arbresh.info/
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit