Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar kandidatët për deputet të kësaj partie që të mos vendosin poster gjatë fushatës, përndryshe, nuk do të kërkojnë votë për ta nga qytetarët dhe anëtarësia e LDK-së.
Ai ka thënë se në mënyrë publike do të paraqes emrat e atyre që nuk respektojnë këtë vendim të tij dhe do të kërkojë që t’i paguajnë dënimet.
“LDK do të publikojë emrat e atyre që nuk respektojnë heqjen dorë nga posterët, që dëmtojnë ambientin dhe buxhetin e partisë. Do të kërkojmë që dënimet t’i paguajnë ata që thejnë rregullat dhe se nuk do të kërkojmë votë për ata/ato nga qytetarët dhe anëtarësia e LDK-së” ka thënë Mustafa.
Kujtojmë, që kandidati nga LDK për komunën e Prishtinës, Arban Abrashi nuk ka respektuar këtë rregull të shefit të tij, duke vendosur poster nëpër objekte publike.

LDK mban sot konferencë për Projektligjin për Buxhetin dhe b...
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...