Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Stacionin Policor të Fushë Kosovës.
IPK njofton se hetimet ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Sulm” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë kurse zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, thuhet në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...