Inspektorati Policor i Kosovës dje ka pranuar konfirmimin zyrtar për anëtarësimin e plotë në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme (NAIA – National Internal Affairs Investigators Association) të SHBA-së.
IPK është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë.
Anëtarësimi në këtë shoqatë pritet të ndihmojë Inspektoratin Policor në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore .
Inspektorati Policor i Kosovës falënderon ICITAP-in amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit , donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen e dhënë për anëtarësimin në NIAIA të SHBA-së.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...