Inspektorati Policor i Kosovës, ka pranuar një ankesë dhe informacione dje në orët e mbrëmjes lidhur me reagimin policor në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) të votave në Mitrovicën e Jugut.
Në njoftim, thuhet se hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime paraprake hetimore për të verifikuar pretendimet se zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore në QKN pa autorizimin e prokurorit kompetent.
“Veprimet janë ndërmarrë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së duke pasur parasysh edhe aspektin e pavarësisë operacionale të policisë. Bazuar në veprimet fillestare hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, dyshohet se nga zyrtarët policorë që kanë reaguar dhe kanë hyrë në QKN nuk janë përfillur disa nga procedurat e parapara me Planin Operativ të PK-së të përgatitur për këtë proces zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Sidoqoftë, IPK do të ndërmarr edhe veprime të tjera në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë e Shtetit duke përfshirë edhe konsultat me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën