Investitorët gjerman shumë shpejt do të vijnë në Kosovë. Kështu të paktën paralajmëroj sot ambasadorja gjermane në Kosovë Angelika Viets. Ambasadorja gjermane këtë e bëri të ditur në konferencën për media me ministrin e financave Avdullah Hoti, ku nënshkruan dy marrëveshje për investime financiare mes këtyre dy shteteve, transmeton arbresh.info.
“Investitorët gjerman po vijnë në Kosovë”, ishte përgjigja e ambasadores gjermane në pyetjen e gazetarëve se a është e kënaqur Gjermania me kushtet që ka ofruar Qeveria e Kosovës për investitorët.
Pas kësaj konference ambasadorja gjermane edhe një herë e përsëriti atë që ka thënë edhe kancelaria Angela Merkel, se për kosovarët nuk ekziston asnjë shans për azil dhe ata duhet të qëndrojnë në Kosovë.
Ndërkohë ministri i Financave Avdullah Hoti tha se më këtë marrëveshje mbi 25 milion euro, do të investohet për ngrohtoren dhe kanalizimin. Ndërsa ambasadorja tha se me këtë synohet të plotësohen nevojat e qytetarëve kosovar.
“Gëzohemi shume që sot nënshkruam dy marrëveshje për bashkëpunim financiar. Me këto masa ne synojmë që të sigurohen nevojat elementare të qytetarëve këtu”, është shprehur ambasadorja Vets. /arbresh.info/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...