Komisioni për Investime Strategjike në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës për herë të parë ka dhënë rekomandimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik kompanisë “Sowi Kosovo LLC”, e cila vjen me një investim direkt 169-milionësh në Mitrovicë për parkun energjetik, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Mitrovicës, e cila dikur njihej si njëra prej qendrave me industrinë më të zhvilluar jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi e më gjerë, mund t’i kthehet nami i dikurshëm pasi që kompani të huaja, por edhe vendore vazhdojnë të investojnë në projekte të ndryshme. Se Mitrovica mund sërish të kthehet në një qytet industrial garanci është “Trepça”, e cila ende nuk është shndërruar në shoqëri aksionare ndonëse Ligji për “Trepçën” është miratuar e gjithashtu edhe statuti i “Trepçës”.
Pasi të nisë të funksionojë “Trepça” si shoqëri aksionare, atëherë investimet që do të pasojnë në të gjitha fushat e zhvillimit të saj garantojnë zhvillim të menjëhershëm ekonomik edhe të Mitrovicës.
Në vitet e fundit Mitrovica është shquar me projektin tepër të rëndësishëm të Liqenit Akumulues, por edhe për ndërtimin e disa pishinave olimpike, të parkut botanik, si me realizimin e katër projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. Gjithashtu kryetari i Mitrovicës ka arritur ta realizojë premtimin për bërjen e Zonës së Lirë Ekonomike në Frashër, por kanë munguar gjithnjë investitorët e huaj, të cilët në shumë raste kanë vizituar Mitrovicën, kanë takuar zyrtarët komunalë, janë lidhur edhe marrëveshje, por në fund ata kanë ikur.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore