Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione në qytet dhe fshatra përreth, në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Dëshmorët e Kombit”, “Abedin Ahmeti”, “Emin Duraku” dhe “Isak Ibrahimi”, si dhe në fshatrat Kqiq dhe Shupkofc, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit janë paraparë në rrugët “Shaban Bahtiri”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Evlia Qelebia” dhe “Josip Rela”, në lagjen Lugina e Diellit, si dhe në fshatin Tunel i Parë.
KRU Mitrovica ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht, duke kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve për shqetësimet e mundshme. /Arbresh.info
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...