Organizata më e madhe ndërkombëtare policore në botë, me 192 vende anëtare, nuk siguron nëse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është hequr nga lista e INTERPOL-it.
Të pyetur nëse kryeministri Haradinaj dhe 17 personat e fundit të kërkuar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL, ata nuk kanë dashur të komentojnë rastet individuale
“Faleminderit për emailin tuaj, megjithatë INTERPOL nuk komenton raste individuale,” i kanë thënë arbresh.info, zyra për shtyp e INTERPOL-it.
Se kryeministri Ramush Haradinaj më nuk do të jetë pjesë e listës së INERPOL’it e konfirmoi në fillim të dhjetorit Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.
“Po, është e vërtetë. Më Ramush Haradinaj nuk është në këtë listë. Konfirmimi për këtë na ka ardhur sot nga INTERPOL”, ka thënë Tahiri, një vit pas ankesës së bërë nga Policia e Kosovës për 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në dhjetor të vitit të kaluar qe arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në Mulhouse të Francës.
Në këtë listë, përveç Haradinajt, bëjnë pjesë edhe Azem Syla, Shukri Buja, Tomor Morina, Sinan Morina, Fadil Kastrati, Murtez Kastrati, Ardian Duraku, Vitor Zefaj, Besim Vokshi, Mahmut Ukshini, Fadil Syleviqi, Sylë Qeriqi, Qamil Pajaziti, Shpejtim Demiri, Azem Olluri, Muharrem Gashi, Bujar Bobani, Rabit Aliji dhe Faruk Noshaj.
Pas këtij lajmi, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se ka bërë një ankesë ndaj vendimit të Interpolit që hoqi nga lista e të akuzuarve Ramush Haradinajn dhe 17 persona tjetër.
Ata kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë njoftim nga INTERPOL-i për heqjen e urdhrit të lëshuar nga gjykata serbe për Haradinajn./B.Agushi/arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja