Instituti Riinvest, KIPRED dhe FES kanë organizuar një konferencë ndërkombëtare me temën “Dialogu Kosovë-Serbi: Normalizim ose Status-Quo e Përkeqësuar”.
Kryetari i bordit të institutit Riinvest Sejdi Osmani në fillim të kësaj konferencë tha se nuk ka pasur një unitet nga ana e Kosovës për të dialoguar me Serbinë. Sipas tij këtë mungesë të unitetit Serbia e ka përdorur skajshmërisht.
“Serbia e ka keqpërdorur skajshmërisht mos unitetin dhe mos përgatitjen e palës kosovare. Serbia ka bërë një fushat të egër për mosnjohjen e Kosovës nga vendet tjera dhe lobimin për heqjen e njohjeve nga vendet që e kanë njohur Kosovën” tha ai, raporton arbresh.info.
Frank Hantke, drejtor i FES- Kosovë tha se çdo hap që bënë Kosova dhe Serbia në dialog është një hap që ua jap rrugët te dy vendeve të bëhen pjesë e unionit evropian.
“Pronësia në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon përpjekje të mëdha. Një faktor i përbashkët është një e ardhme e përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Duhet të kemi një vizion ose drejtim të qartë se ku do të shkojmë bashkërisht. Çdo hap që bëjmë do të jetë një hap drejt anëtarësimit të përbashkët drejt Unionit Evropian”, tha ai./Arbresh.info/
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...