Instituti EPIK ka përcjell me shqetësim zhvillimet rreth Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), të cilat kulmuan me përjashtimin e AKA-së nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
Përmes një komunikate për media, ky Institut thotë se zhvillimi i sotëm ndodh në vazhdën e mungesës së vëmendjes dhe vullnetit politik për avancimin e sistemit arsimor në Kosovë. Për më tutje, zhvillimi i sotëm është hap mbrapa në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi dhe Agjendës Evropiane të Reformave.
“Titulli VIII, neni 107 i Marrëveshjes Stabilizim Asocimi, krijon obligime kontraktuale për Republikën e Kosovës, respektivisht: “Prioritet i sistemit të lartë arsimor do të jetë arritja e standardeve adekuate të kualitetit të institucioneve dhe programeve respektive, në harmoni me objektivat me procesin e Bolonjes dhe Deklaratën”, thuhet në reagim.
Shtylla III, prioriteti 5 i Agjendës së Reformave Evropiane (ERA) sipas këtij Instituti, kërkon nga institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa të cilat sigurojnë: “Përmirësimin e cilësisë së arsimit, me theks të veçantë tek përmirësimi i cilësisë së përgjithshme të arsimit të lartë.”
“Zhvillimet sikur ky i sotëm dëshmojnë mungesën e pjekurisë dhe vullnetit politik për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja Stabilizim Asocimi dhe Agjenda Evropiane e Reformave. Këto zhvillime dëmtojnë perspektiven Evropiane të Kosovës dhe largojnë Kosovën edhe më tutje nga përcaktimi strategjik i Kosovës për anëtarësim në BE”, thuhet në këtë reagim.
Ftojmë institucionet përgjegjëse që të kthejnë vëmendjen në avancimin e sistemit arsimor në Kosove, dhe në veçanti të fillojnë një dialog të afërt me ENQA për të adresuar sfidat e identifikuara, me qëllim të ri-pranimit të Kosovës në ENQA. arbresh.info
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës