Inspektorët e Inspektoratit të Tregut të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me urdhër të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, kanë dalë në terren për të parë nga afër zbatimin e Vendimit nr.01/42, të datës 11.11.2020, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, (pika 20) për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 për mbarëvajtjen e aktivitetit të bizneseve sipas rregullave të përcaktuara në bazë të këtij vendimi.

Gjatë inspektimeve, inspektorët e tregut i njoftuan afaristët se duhet respektuar në përpikëri masat e reja, sipas vendimit të qeverisë, për të parandaluar përhapjen e pandemisë, që ka për qëllim primar mbrojtjen e shëndeti publik.
Sipas kryeinspektorit të tregut, Lulzim Syla, aksioni i inspektimeve do të vazhdojë deri në orët e vona të së premtes dhe do të vazhdojë edhe ditëve e netëve tjera për t’iu bërë me dije bizneseve se inspektorët do të jenë të pranishëm në çdo kohë për të parë se sa po zbatohen masat nga bizneset./arbresh.info/

Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...