Kryeinspektori i Inspektoriatit të Punës, Basri Ibrahimi në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se ata punëtorë që punojnë me orar të zgjatur e që nuk marrin kompensim t’i drejtohen inspektoriatit të punës duke iu premtuar që do të rregullohet kjo dukuri njëher e përgjithmonë.
“Këto ditët e fundit të festave kanë me qenë oraret me te zgjata por besojmë që ato do të kompensohen. Sepse këto janë ditë që presin një qarkullim më të madh. Besoj që edhe punëtorët i kuptojnë kërkesat e punëdhënësit. I lus të gjithë punëtorët që gjatë këtyre ditëve nëse kanë punuar jashtë orarit të punës e nëse nuk iu janë kompensuar me pagë që tu drejtohen inspektoratit të punës. Unë ju garantoj të gjithëve shumë seriozisht që këto do të kompensohen dhe të vihet njëherë ë përgjithmonë rregull që ajo që punohet të paguhet”, ka thënë ai.
Mirëpo Ibrahimi ka thënë se nuk mund t’iu garantojnë atyre punëtorëve që ankohen se do t’iu ruhet vendi i punës pas ankesës.
“Ne nuk mund t’i garantojnë ruajtjen e vendit të punës. Nuk dua me qenë demagog me i thënë eja ankohu se do ta ruajmë vendin e punës, ketë e ka vetëm gjykata. Por çka unë mund të ju garantoj është identiteti që nuk do të zbulohet para punëdhënësit. Unë i garantoj që nuk do të zbulohet identiteti dhe nuk ka ndodhur ende një gjë e tillë. Nuk duhet të frikësohen duhet ta marrin vetë guximin dhe të flasin”, ka theksuar ai./arbresh.info
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...