Vendosja e taksës për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës nga ana e Qeverisë së Kosovës që nga 21 nëntori i vitit të kaluar ka shtuar pritjet që eksportet shqiptare drejt Kosovës të rriten ndjeshëm.
Por faktet flasin ndryshe, ndërkohë që deklaratat e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës lidhur me rritjen e eksporteve të Shqipërisë në Kosovë kanë rezultuar të jenë veçse propagandë.
Të dhënat e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT) tregojnë se vendet me të cilat eksportet e Shqipërisë kanë pasur uljen më të madhe për muajin janë Kosova, Italia dhe Spanja.
Rënia me terma mujorë e eksporteve të Shqipërisë në Kosovë është me 98.1%, ndërsa me terma vjetorë është 19.7%. Gjatë janarit të këtij viti u eksportuan drejt Kosovës vetëm 1.08 miliardë lekë (8.65 milionë euro) mallra, nga 2.14 miliardë lekë (17 milionë euro) të muajit paraardhës, pra në rënie me 98.1% në terma mujorë.
Rënia vihet re dhe në terma vjetorë, në 1.08 miliardë lekë ose 8.65 milionë euro gjatë muajit që lamë pas, nga 1.35 miliardë lekë ose 10.8 milionë euro të janarit të vitit 2018. Në terma vjetorë, rënia fiksohet në 19.7%
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...