Personazhet e filmit “Smurfs” inkurajojnë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit që ta bëjnë botën një vend më të lumtur, më paqësor, më të barabartë e më të shëndetshëm përmes fushatës “Smurfsa të Vegjël, Synime të Mëdha”.
Ky ngjarje organizohet nga UNICEF-i dhe Fondacioni i Kombeve të Bashkuara, në një bashkëpunim të nivelit global me Sony Production, me ç’rast rreth 280 fëmijë nga anët e ndryshme të Kosovës do të jenë pjesë e këtij organizimi. Këtij organizimi do t’i bashkëngjiten edhe fëmijët pa përkujdesje prindërore nga SOS Fshati i Fëmijëve, fëmijët me aftësi të kufizuara nga Qendrat Burimore Rajonale të Kosovës, fëmijët nga Fushe Kosova e Plemetina te komunitetit rom, ashkali dhe egjiptiane dhe të tjerë.
Fushata “Smurfsa të Vegjël, Synime të Mëdha” është dizajnuar me qëllimin që t’i inkurajojë të gjithë që të mësojnë më shumë dhe t’i përkrahin 17 qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat u miratuan nga të gjitha 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara në vitin 2015./arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen