Në mesin e 21 të shëruarve nga koronavirusi të hënën është edhe një infermiere e Klinikës Infektive, ka bërë të ditur të hënën infektologu Valbon Krasniqi.
Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se fjala është për të fundit nga të pesë infermieret e infektuara në vend të punës.
“Tani Klinika infektive sērish me komplet stafin e saj, mjekē e infermierë nē pērballje me COVID-19. Poashtu, edhe të gjithë kolegēt shēndetësorë të klinikave tjera sot rezultuan negativ”, shkruan ai.
Mbrëmë, IKSHPK ka konfirmuar edhe 37 raste të reja me koronavirus, që e çojnë totalin në 598 raste. Prej këtyre rasteve, 123 janë shëruar, ndërsa 15 kanë vdekur.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron