Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski ka shprehur keqardhje për incidentin ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.
Në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Mickoski theksoi se herën tjetër do të dal vet ta pres miqësisht Presidenten.
“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herëve tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” tha Mickoski.
Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se incidenti ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë për Osmanin ndërsa ka theksuar që pret të zbardhet rasti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Incidenti i Presidentes në aeroportin e Shkupit, Kurti: Jemi në pritje të raportit zyrtar
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...
Pacolli: Mbi 50 inxhinierë të huaj po mbahen të izoluar në k...
Hamilton publikon foto duke kaluar Urën e Ibrit me ekipin e ...
Shefi i NATO-s mirëpret vendimin e Trumpit për 5 mijë trupa ...
Rubio: Janë shënuar disa progrese të vogla në lidhje me Iran...
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s sëri...