Sot bëhet inaugurimi i parkut të martuarve, ku edhe do të mbillen drunjtë e parë nga çiftet që kanë aplikuar deri tash.
Parku gjendet afër rrethit kryesor të qytetit dhe është ndërtuar nga “Coca-Cola HBC Kosova” dhe Komuna e Prishtinës. Donacioni i këtij Eko-Parku për të gjithë qytetarët e Prishtinës shënon vazhdimin e devotshmërisë së kompanisë për ndërtimin e qyteteve të qëndrueshme, si dhe kontributin ndaj mbrojtjes së mjedisit.
“Ky Eko-Park është krejtësisht unik në vend për shkak të faktit se do të rritet falë çifteve të porsamartuara, të cilët do të mbjellin një fidan pas ceremonisë së kurorëzimit. Ceremonia zyrtare prej një ore është e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar të jenë pjesë e saj, të vizitojnë parkun, si dhe të ndjekin ceremoninë e kurorëzimit të 10 çifteve ku më pas do të mbjellin fidanët e para”.
Fjalime rasti do të mbahen nga Neritan Tira, drejtor i Coca-Cola HBC Kosova, Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës dhe Greg Delawie, ambasadori i SHBA-së në Kosovë.
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...