Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj ka kërkuar nga Hoti të ketë kujdes që rruga Deçan-Plavë të mos hidhet në tavolinën e bisedimeve.
Imeraj ka thënë se Hoti nuk duhet ta vendos në tavolinën e bisedimeve me Vuçiqin temën e Manastirit të Deçanit.
“Nëse vepron ndryshe ai do ta shkelë shumë rëndë jo vetëm Deçanin por tërë Kosovën. Kjo çështje nuk zgjidhet në Bruksel pasi është çështje e Kosovës…Nëse Hoti e vendos këtë temë në tavolinë, e ka lojën e humbur me Vuçiqin në këtë zonë”, tha ai në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit thotë se është pothuajse e pamundur të largohet KFOR-i nga Manastiri i Deçanit pasi sipas tij ajo luan rolin e ambasadës.
“Manastiri i Deçanit është jo vetëm ambasadë e Serbisë por edhe e Rusisë”.
Imeraj thotë se në afërsi të manastirit janë gjurmët historike të prejardhjes së tij që është i shqiptarëve.
“Manastiri prandaj nuk lejon jo vetëm rrugën por as gërmimet arkeologjike që ndodhen në afërsi të tij”, tha ndër të tjera Shkodran Imeraj.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës