Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit të mos harrojnë vaksinimin si masë parandaluese ndaj sëmundjeve infektive.
Sipas Udhëzimit Administrativ Nr.05/2025 për Imunoprofilaksë dhe Kimioprofilaksë, vaksinimi rekomandohet në bazë të rrezikut epidemiologjik të vendit të destinacionit. Në varësi të destinacionit, mund të jenë të nevojshme vaksina kundër: Hepatitit B, etheve të Verdha (Yellow Fever), meningjitit (ACYW135), tifos abdominale dhe sëmundjeve të tjera sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR)
IKSHPK thekson se vaksinimi nuk është i njëjtë për çdo udhëtar dhe varet nga vendi dhe rreziku i ekspozimit. Qytetarëve u rekomandohet të konsultohen me profesionistë të shëndetësisë dhe të vaksinohen së paku 4 javë para udhëtimit, për të lejuar zhvillimin e imunitetit dhe, nëse është e nevojshme, për profilaksi shtesë.
Ky këshillim synon të sigurojë udhëtime të shëndetshme dhe të parandalojë përhapjen e sëmundjeve infektive ndërkombëtare.
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...