Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se po vazhdon ta monitorojë cilësinë e ujit në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas rezultateve të analizave situata mbetet e pandryshuar në rajonin e Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt, Prizrenit dhe Gjakovës.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me qendrat rajonale të shëndetit publik, vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës. Bazuar në rezultatet e analizave të datës: 15.01.2026, situata mbetet e pandryshuar në rajonet: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka treguar se në Gjilan, në zonën e Kamenicës stacioni nr.1 dhe Besa Center, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.
Ndërsa në Stacionin e pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshatin Berivojcë, është vërejtur rritje e vlerave të nitrateve mbi kufijtë e lejuar dhe uji në këto zona nuk rekomandohet për pije.
Në rajonin e Pejës, në Pejë, Deçan, Junik dhe Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.
“Klinë-Rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...