IKShPK fillon testimin e avancuar laboratorik për zbulimin e turbekolozit

14:28 | 29 Janar 2026
Q L

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka nisur testimin laboratorik QuantiFERON-TB Gold Plus (QFT-Plus), metodë e avancuar për zbulimin e infeksionit me Mycobacterium tuberculosis, i cili shkakton sëmundjen e tuberkolozit.

“QuantiFERON-TB Gold Plus është test diagnostik in vitro, i bazuar në analizën e gjakut, i cili mat përgjigjen imunitare qelizore ndaj Mycobacterium tuberculosis përmes detektimit të gama-interferonit (IFN-γ).

Ky test përdoret për identifikimin e infeksionit latent me tuberkuloz, si dhe si ndihmë në vlerësimin diagnostik të rasteve të dyshuara”- kanë shpejguar nga IKShPK.Ky institucion ka theksuar se testimi kryhet vetëm në laboratorin referent nacional të Tuberkulozës në IKShPK, sipas indikacioneve klinike dhe me referim nga mjeku përkatës dhe se interpretimi i rezultateve bëhet në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare dhe gjithmonë në kontekstin klinik të pacientit.

IKShPK bënë të ditur se mbetet e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve laboratorike dhe forcimin e kapaciteteve diagnostike për parandalimin dhe kontrollin e tuberkulozit në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale