Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKShP’ja ka bërë me dije se lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Institutit, ende ekziston rreziku i përhapjes së koronavirusit në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
“Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Mbani distancën fizike dhe mbani maska nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!”, thuhet në njoftim.
IKShP’ja u ka bërë thirrje institucioneve për mbajtjen e rendit dhe inspektorateve për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron