Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka thënë se situata me koronavirus po rëndohet.
Ibrahimi në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që kjo po shihet edhe me rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19.
“Situata po rëndohet, masat duhet të zbatohen patjetër. Kjo po ndodhë me komunat më të mëdha ku po prinë Prishtina. Komunat po ankohen edhe për staf shëndetësor që ka filluar të infektohet, pasi COVID 19 nuk është pjesë vetëm e gastronomisë apo bizneseve, por ka hyrë edhe brenda institucioneve publike”.
“Edhe qytetarët po i lajmërojnë rastet, pasi janë ndërgjegjësuar në atë nivel”.
Ibrahimi ka thënë që çerdhet publike pas dezinfektimit duhet të rihapen.
“Çerdhet nuk janë institucione që janë duke e shpërndarë koronavirusin dhe kemi rekomanduar hapjen e tyre, në bazë të studimeve paraprake. Mirëpo, hapja e tyre nuk mund të bëhet pa i dezinfektuar”, theksoi Ibrahimi.
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës