Është arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti dyshohet se në një gazmend familjar ia ka dhënë armën një fëmijë 10 vjeçar.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 7 gusht në lagjen Petrova, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 14.08.2024, rreth orës 14:00, është arrestuar një i dyshuar , pasi që i njëjti më datë 07.08.2024 në lagjen Petrova në Prizren , në një gazmend familjar ia ka dhënë armën një fëmijë 10 vjeçar.”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, në bazë të një video-regjistrimi që ka siguruar policia, shihet një djalë dhjetëvjeçar duke shtënë në ajër me një pistolete.
Pas veprimeve hetimore, hetuesit kane identifikuar fëmijën dhe të dyshuarin që ia ka dhënë armën .
I dyshuari është shoqëruar deri në Stacionin Policor në Prizren Veri e pistoleta bashkë me njëzet fishek është sekuestruar nga njësiti i krim-teknikës.
“Lidhur me të gjitha veprimet është njoftuar dhe konsultuar Prokurori I shtetit/Pasi që arma ishte pa leje adekuate nga organet përgjegjëse , prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e armës dhe municionit (20 fishek) , ndërsa kundër të dyshuarit është ngrit kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...