Një person është arrestuar në Gjilan për vjedhje të rëndë më datën 01.11.2025, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, dyshohet se përmes përdorimit të forcës ia kishte rrëmbyer nga dora çantën e krahut viktimës, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante për rastin.
“GJILAN / 01.11.2025 – 21:25. Me 02.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me datën 01.11.2025 përmes përdorimit të forcës ia kishte rrëmbyer nga dora çantën e krahut viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante për rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...