Me dëshirë tregon ngjarjet që i kishte përjetuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kur ishte pjesëtar i UÇK-së, Aldaid Haziraj kishte vetëm 17 vjet. Por, tani atij i është rrezikuar jeta nga një sëmundje e pankreasit dhe nuk ka para për shërim.
Për tri operime që i ka kryer deri tani, ai kishte shit pronën që posedonte. U vendos në një banesë, të cilën pronari i ka thënë ta lëshojë pas dy muajve.
Ish-ushtari i “Brigadës 133” në Istog, tani jeton vetëm me 170 euro që i takojnë me status të veteranit, e të cilat nuk po i mjaftojnë për shërim.
Ndonëse nuk ka shtëpi, hallin kryesor i ka si t’i grumbullojë paratë për të paguar operimin e radhës. /Klan Kosova/
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...