Gjendja e personit që u plagos mbrëmë në Prishtinë është stabile.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, konfirmoi për Arbresh.info se i plagosuri është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkohë, nga Prokuroria kanë bërë me dije se hetimet po zhvillohen intensivisht lidhur me rastin nga i cili humbi jetën një person.
“Ende nuk dihet për motivin. Deri tash nuk ka të arrestuar”, kanë thënë nga Prokuroria.
Lidhur me ngjarjen, policia ka dhënë detaje shtesë në raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 22:25 dhe se dyshohet se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave.
62-vjeçari, Naser Gashi, ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i plagosuri është Miftar Miftari./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Vushtrri
“Dy persona të maskuar” – Detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...