Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Sipas policisë, dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, shkruan Arbresh.info.
Si pasoj e të shtënave, njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
https://www.arbresh.info/lajmet/krejt-cka-dihet-per-vrasjen-qe-tronditi-mbreme-prishtinen/
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...